Rrjedhja e mundësisë aktuale për të zgjidhur çështjen e Kosovës mund të çojë në krijimin e një konflikti të ngrirë në Evropë, thotë ish-përfaqësuesi i BE-së për Kosovën dhe ish Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare Wolfgang Petritsch.
Petritsch gjithashtu paralajmëron se përvoja rajonale tregon se zgjidhjet e imponuara nuk janë të mira.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme që nën kujdesin e BE-së, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë dhe të gjejë një zgjidhje, pasi siç thotë ai, rrethanat në BE do të ndryshojnë edhe më shumë.
“Zgjedhjet e Parlamentit Evropian vitin e ardhshëm do të sjellin edhe më shumë ekstremistë nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore. Komisioni i ardhshëm evropian do të hartohet ndryshe nga ai aktual dhe unë kam frikë se nëse mundësia për zgjidhjen e problemit të Kosovës nuk kapet tani, Komisioni i ardhshëm do të përpiqet të shmangë këtë çështje, tha ai.
Ai ka shtuar se “nëse Federica Mogherni nuk ka sukses, atëherë unë nuk besoj se pasardhësi i saj do ta ngrejë këtë çështje dhe ekziston rreziku që ky problem të bëhet një konflikt i ngrirë në mes të Evropës”.
Po ashtu, Petritsch vlerësoi se për herë të parë, iniciativa e Zoran Zaev dhe Aleksis Tispras, si dhe Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit ilustrojnë se si politika lokale po përpiqet të zgjidhë problemin lokal.