Shala: Serbët e Kosovës e duan transformimin e FSK’së në ushtri

Aktuale

Shala: Serbët e Kosovës e duan transformimin e FSK’së në ushtri

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 18:04
Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme, Haxhi Shala

Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme, Haxhi Shala, ka thënë se para se projektligjin për transformimin ne FSK’së të procedohet në Kuvend, FSK dhe KFOR kanë realizuar një anketë me qytetarët serbë të Kosovës. Ata janë deklaruar pro formimit të ushtrisë së Kosovës.

Në emisionin Frontal , Shala ka treguar se serbët e Kosovës e kanë përjetuar ndihmën që në raste të caktuara, FSK ua ka ofruar atyre.

Kësisoj, ai thotë se këta banorë janë përgjigjur pozitivisht kur janë pyetur nga KFOR’i nëse duan që FSK të transformohet në ushtri.

Kryetarit i Komisionit thotë se qëndrimin që deri tash ka mbajtur Lista Srpska kanë mbajtur kundër ushtrisë, nuk përfaqëson vullnetin e pakicës serbe.

Shala ka thënë se gjatë nëntorit Kosova do ta formojë ushtrinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat