Kelmendi i reagon Veselit: Veriu i pushtuar nga Serbia, pyete Hashimin me sa policë shkoi në Ujman

Aktuale

Kelmendi i reagon Veselit: Veriu i pushtuar nga Serbia, pyete Hashimin me sa policë shkoi në Ujman

Nga: G.B Më: 3 tetor 2018 Në ora: 18:18
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, ka reaguar nga deklaratës së Kadri Veselit, se nuk do të lejojnë ndërhyrjen e Serbisë në veri të Kosovës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se veriu është i pushtuar nga Serbia, ku atje organet e pushtetit janë nën kontroll serb.

Kelmendi ka sugjeruar Veselin që ta pues Hashimin me sa policë shkoi në Ujman për të shëtitur me barkë, pasi po të ishte veriu i lirë, nuk do të shkonte me dhjetëra policë.

Postimi i tij i plotë:

Z. Veseli!
Nuk eshte ceshtja se Beogradi eshte prezent ne VERI te Kosoves, por VERIU eshte i pushtuar nga Serbia.
Kete e dokumenton pushteti atje, nje pushtet qe raporton dhe udhehiqet nga Beogradi, ndersa buxheti i Kosoves i financon ate pushtet te shtetit serb
Edhe organet e pushtetit jane nen kontrollin serb.
Lista Serbe e Vucicit udheheqe teresisht.
Ende nuk e "dine"!
Pyte Hashimin me sa police shkoi ne Ujman per te shetitur me barke dhe per te treguar se pushteti atje vepron?
Ai te tregon?!
Nese do ishte e lire VERIU i vendit (Republikes), nuk do te shkonte atje me dhjetera police etj.
E si do te shkojne te tjeret ne VERI te Kosoves?
Me polici dhe te armatosur!?
Por ata, z.Veseli, nuk jane hashima!
E dine kete!
Vjene nga Mitrovica dhe mos me e "ditur" eshte tyrp!
Dhe, kjo duket se pikerisht JU nuk e "njihni" VERIUN ose pretendoni per t'i mashtruar masat qe kurre nuk mund te mashtrohen.
Marri...!
MK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat