Nënkryetari i AAK'së akuzohet se kërcënoi ish-prokurorin Blakaj

Aktuale

Nënkryetari i AAK'së akuzohet se kërcënoi ish-prokurorin Blakaj

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:35
Ahmet Isufi

Pas kryeministrit Ramush Haradinaj, që e quajti “hajn të pulave” ish-prokurorin special Elez Blakaj, bashkëpartiaku i tij, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka kërkuar ekstradimin e tij nga Amerika.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në Interaktiv ka thënë se ish-prokurori Blakaj, që e hetoi lëndën e veteranëve të UÇK-së, ka përgjegjësi për publikimin e listave të veteranëve të rremë.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, përgjegjës për komunikim me mediat, deklarimin e deputetit Ahmet Isufi e ka quajtur deklaratë politike, por jo edhe kërcënim.

Hoxha ka thënë se Prokuroria nuk ka kërkuar ekstradim të ish-prokurorit Blakaj dhe se për këtë nuk ndikohet nga asnjë deklaratë e tillë.

Por, deklaratën e Isufit, shoqëria civile po e konsideron kërcënuese dhe ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat