Maas: Marrëdhëniet amerikano-gjermane të padiskutueshme, pavarësisht mosmarrëveshjeve

Aktuale

Maas: Marrëdhëniet amerikano-gjermane të padiskutueshme, pavarësisht mosmarrëveshjeve

Nga: ATSH Më: 3 tetor 2018 Në ora: 20:29
Heiko Maas

Dallimet e forta politike mes SHBA-së dhe Gjermanisë nuk janë një arsye për të mos pasur lidhje të ngushta mes dy vendeve, tha sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas gjatë një vizite në Uashington.

“Ndonëse aktualisht nuk ndajmë të njëjtat këndvështrime në shumë çështje, është e qartë për mua se miqësia gjermano-amerikane është e padiskutueshme”, deklaroi Maas.

Presidenti amerikan Donald Trump ka aplikuar politika ekonomike proteksioniste për të ruajtur industrinë amerikane dhe ka kritikuar drejtpërdrejtë kancelaren Angela Merkel për çështje si migracioni dhe energjia, duke shkaktuar thyerje në marrëdhëniet mes dy aleatëve,.

Maas u takua me homologun e tij, Mike Pompeo për të diskutuar për luftën në Siri dhe marrëveshjen bërthamrore me Iranin të vitit 2015, një marrëveshje që mbështet nga Berlini por jo nga Uashingtoni./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat