Shet librat 1 euro për të paguar qiranë

Aktuale

Shet librat 1 euro për të paguar qiranë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 22:42
Shet librat 1 euro për të paguar qiranë

Shitësi i librave në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, Florim Beqiri u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të blejnë librat nga ai për vetëm 1 euro, pasi do të duhet që të paguajë qiranë e kioskat ku shet.

“Afati i fundit është nesër, në të kundërtën më merret shtëpiza e librit (vendi im i vetëm që gjeneroj të ardhura për familje)”, ka shkruar Beqiri.

Postimi i Beqirit në Facebook:

Lajmërim Qytetar të nderuar ,ju të gjithë që e doni librin. Autoritetet na kanë detyruar të paguajmë  320 € në emër të qiras mujore për shfrytëzimin e shtëpizave të librit. Afati i fundit është nesër në të kundërtën më mirret shtëpiza e librit(vendi im i vetëm që gjenerojë të ardhura për familje) Unë kam ofruar një zbritje të librit me çmim vetëm 1 €uro. Kam nevojë të shes edhe 220 libra për të arritur shumën e kërkuar. Ju bëjë thirrje që nesër mundësisht të bleni nga një libër edhe nese nuk e keni planifikuar. -Ju lutem shpërndajeni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat