Kërcënimet ushtarake serbe, Qehaja: Mund të ketë luftë mes Kosovës dhe Serbisë - Bota Sot
Kërcënimet ushtarake serbe, Qehaja: Mund të ketë luftë mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Kërcënimet ushtarake serbe, Qehaja: Mund të ketë luftë mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: A.M. Më: 4 tetor 2018 Në ora: 08:56
Ramadan Qehaja

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja ka komentuar deklaratën e  politikani i njohur suedez Karl Bild ka kërkuar që të rritet prania e forcave të NATO-s në Kosovë.

Ai ka përkrahur këtë deklaratë të  politikanit Bild, duke e quajtur idenë e tij të drejtuar dhe se trupat e Natos duhet të jenë prezent në terren me një gatishmëri të lart luftarake.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook edhe për urdhëresën e presidentit të Serbisë , Aleksandar Vuçiq  për e gatishmërisë ushtarake pas vizitës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit.

Postimi i plotë:                        

Refleksion lidhur me kercenimet ushtarake nga Serbia

Politikani i njohur suedez Karl Bild kerkoi qe NATO te rris pranine e forcave te veta ne Kosove me vete faktin se ne kohen e fundit eshte shtruar ceshtja e korrigjimit te kufirit ne mes Kosoves dhe Serbise. Duke mos dashur te pershkruaj dhe komentoj me shume shkrimin e tij ne Tëitter, kujtoj se ai me te drejte e shtron ceshtjen e perforcimit te forcave te NATO-s, aq me pare qe ato ne kohen e fundit gjithnje e me teper ishin ne zvogelim e siper (psh. pese mije trupava sa ishin parapare te mbeten ne Kosove tani jane rreth kater mije sosh).

Une e kuptoj se NATO-ja ka mundesi te nje levizshmerie te madhe te forcave dhe mjeteve ne rast nevoje por nuk eshte njesoj sikur te jene trupat prezente ketu ne terren me nje gatishmeri te lart luftarake. S’do mend se nje shqetesim te ngjajshem ka pasur edhe me heret ky politikan dhe njohes i ceshtjeve Balkanike. Kjo aq me pare qe estabilishmenti i tanishem politik i Serbise ne disa raste ka potencuar “nevojen” e angazhimit te ushtrise Serbe per te, sic thone ata, mbrojtur territorin e Kosoves, perkatesisht te aneksimit të pjeses veriore te vendit tone.

Nje urdherese te tille para pak ditesh iu dha ushtrise serbe nga presidenti serb, njeherit Komandanti Suprem i saj, duke I kerkuar qe ajo te vehet ne gatishmeri te plote luftarake per shkak te Kosoves. Nese kesaj i shtohet edhe diskutimi i para dy ditesh i shefit te radikalve serb Sheshel ne Kuvendin e Serbise per “nevojen” e pergatitjes se nje nje mije ushtareve ne gatishmeri te plote per te intervenuar ne Kosove dhe ata konform, sic thote ai, Rezolutes 1244 te KS te OKB, atehere kercenimi behet edhe me real.

Sidoqofte, sipas mendimit tim, tendenca e veprimit serb ndaj Kosoves me forca ushtarake eshte nje opcion real, pavaresisht se disa politikan tane po thone se lufte ne mes te Kosoves dhe Serbise nuk mund te kete. Ne kete kontekst, kerkeses se politikanit Bild per perforcim te NATO-s ne Kosove duhet shtuar edhe nevojen urgjente te ngritjes se gatishmerise vepruese mbrojtese te FSK-se dhe strukturave tjera te sigurise sepse situata e krijuar se voni kete e dikton.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...