“PDK-ja sinonim i krimit dhe korrupsionit”

Aktuale

“PDK-ja sinonim i krimit dhe korrupsionit”

Nga: N. Sh Më: 4 tetor 2018 Në ora: 09:44
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Analisti politik, Faton Mehmeti thotë se, Partia Demokratike e Kosovës është dashur që moti të shkoj në opozitë.

Sipas tij, qëndrimi i saj në pozitë vetëm sa i ka bërë dëme të mëdha shtetit të Kosovës.

Ai thotë se me presidentin Thaçi president dhe me Veselin kryetar Kuvendi nuk do të ketë zgjedhje të ndershme.

Mehmeti potencon se Kosova ka nevojë për zgjedhje, por së pari duhet të rrëzohet Qeveria.

Image
Faton Mehmeti

“Partia Demokratike e Kosovës, është sinonim i krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, andaj çdo qëndrim i saj në pushtet nënkupton vazhdim të krimit, korrupsionit dhe mbajtjes së shtetit nën kontroll të nëntokës”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Mehmeti shton se, në këtë sens edhe zgjedhjet e kanë humbur kuptimin, pasi ato po prodhojnë legjitimim të kësaj klase politike përmes zgjedhjeve të manipuluara.

“Me Hashim Thaçin president e Veselin kryetar Kuvendi, nuk mund të pretendosh se do të ketë zgjedhje të ndershme”, thekson ai.

Ai tutje pohon se, vendi ka nevojë për qeveri teknike, e cila do e ç’kapte shtetin nga PDK-ja, e rrjedhimisht do ia pamundësonte që të manipuloj zgjedhjet përmes mekanizmave që i ka.

“Me PDK-në në pushtet nuk ka zgjedhje të ndershme, në zgjedhje duhet të shkohet, por së pari duhet rrëzuar këtë Qeveri nga pushteti. Kështu do sigurohen zgjedhje të ndershme, e të cilat do e dërgojnë Partinë Demokratike të Kosovës në opozitë, si e vetmja garanci që vendi të çlirohet nga e keqja”, përfundon Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat