Këto janë dy shtetet që po kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Këto janë dy shtetet që po kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Nga: N. Sh Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Franca dhe Holanda janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Rukiqi thotë se, gjasat për vendim pozitiv për vizat, brenda këtij viti janë 50/50.

Ai thekson se opsioni real është fillimi i vitit 2020 për liberalizimin e vizave.

“Janë dy shtete me fuqi të jashtëzakonshme në BE, të cilat për një arsye apo një arsye tjetër, janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën: Franca dhe Holanda. Gjasat për vendim pozitiv për vizat, brenda këtij viti, janë 50/50.

Në Këshill, çështjet e ngjashme nuk kanë shkuar në asnjë rast për votim, nëse nuk ka një konsensus, sidomos me vendet që kane fuqi, jo vetëm të votës.

Opsioni më real për liberalizim efektiv, është fillimi i vitit 2020”, shkruan Rukiqi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat