Delegacioni nga Gjermania kthen Listën Srpska në Qeveri

Aktuale

Delegacioni nga Gjermania kthen Listën Srpska në Qeveri

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:16
Pamje nga takimi

Vizita e një delegacioni të lartë nga Gjermania, ka bërë që ministrat e Listës Serbe të kthehen në Qeverinë e Kosovës dhe të marrin pjesë në një takim që po drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj. Ministri në dorëheqje për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, është parë i pranishëm në këtë takim.

Ky delegacon po kryesohet nga Thomas Richard Silberhorn, sekretar i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Flachsbarth, sekretare e Shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik.

Ministrat e Listës Serbe u patën larguar nga Qeveria Haradinaj në fund të muajit mars pas arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Që nga atëherë, ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje të Qeverisë si dhe në takime si ky i së enjtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat