Hoti për skenarin e Daçiqit: Është një trillim tipik i Beogradit

Aktuale

Hoti për skenarin e Daçiqit: Është një trillim tipik i Beogradit

Nga: A.M. Më: 4 tetor 2018 Në ora: 13:43
Avdullah Hoti

Sipas Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, skenari që Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica  Daçiq është një trillim tipik i Beogradit.

Hoti përmes një postimi në Facebook i ka reaguar Daçiq duke thënë se përgjigja ndaj tij është braktisja e idesë së mbrapshtë të “korrigjimit të kufijve” dhe fokusimi në agjendën e zhvillimit ekonomik.

Postim i plotë:

Skenari që Ministri i Jashtëm i Serbisë Daçiq po parasheh për Kosovën, ku “shqiptarët do t’i sulmojnë serbët në veri me miratimin e heshtur të ndërkombëtarëve” është një trillim tipik i Beogradit. Ky trillim është justifikim për kërcënim të ri ndaj sovranitetit të Kosovës. Edhe pse trillim, kjo qasje e Beogradit shkon në dëm të Kosovës.

Prandaj, përgjigja jonë ndaj këtyre aventurave të rrezikshme dhe gjuhës kërcënuese edhe për rajonin, duhet të jetë forcimi i sovranitetit tonë, braktisja e idesë së mbrapshtë të “korrigjimit të kufijve” dhe fokusimi në agjendën e zhvillimit ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat