Kurti: Republika nuk mund të jetë biçikleta e Presidentit

Aktuale

Kurti: Republika nuk mund të jetë biçikleta e Presidentit

Nga: A.M. Më: 4 tetor 2018 Në ora: 14:07
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar protestën e 22 shtatorit të mbajtur në Prishtinë kundër idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Ai në Twitter ka shkruar se nuk dihet numri i pjesëmarrësve në protestë por nuk kishte hapësirë në Sheshin Skënderbeu dhe Bulevardin Nëna Terezë.

“Nuk e dimë saktësisht se sa njerëz kanë morrë pjesë në protestën paqësore të mbajtur me 29 shtator në Prishtinë. Por, e dimë se ka pasur dhjetëra mijëra, që asnjë foto nuk mund të kapte të gjithë masën dhe se nuk kishte hapësirë për më shumë njerëz në Sheshin Skënderbeu dhe Bulevardin Nëna Terezë”.

Po ashtu, ai ka shkruar se me protestën e 29 shtatorit është treguar se Republika nuk mund të jetë biçikleta e Presidentit.

“Protesta masive dhe paqësore në 29 shtator tregoi se Republika nuk mund të jetë biçikleta e Presidentit. Së dyti, masa e bashkuar e njerëzve në sheshin e qytetit ishte e arsyeshme, e padhunshme dhe e ndërgjegjshme, në kontrast me individin që është Presidenti ynë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat