Ky është motivi që dyshohet se ia mori jetën Safer Berishës nga Malisheva

Aktuale

Ky është motivi që dyshohet se ia mori jetën Safer Berishës nga Malisheva

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:23
Foto ilustruse

Në rrethana të panjohura, 57-vjeçari Sefer Berisha, para dy muajsh u gjet pa shenja jete në veturën e tij, në malin e fshatit Lladrovc të Malishevës. Policia kishte kontatuar se ai u vra me armë zjarri por nuk kishin rënë në gjurmët e dorasit. Sot, është arrestuar e dyshuara kryesore, bëhet fjalë për gruan me inicialet N. Rr., 51-vjeçare. Policia ka konfirmuar  se vrasja dyshohet të ketë ndodhë për motive të ulëta.

“Ngjarja dyshohet se ka ndodhë për motive të ulëta”, tha Lirije Podrimaj, zyrtare për informim në Policinë e Gjakovës.

Familjarët kishin deklaruar se i ndjeri nuk kishte probleme me askënd dhe momentin kur kishte dalë nga shtëpia kishte thënë se po shkonte te doktori i dhëmbëve. Por më pas familja kishte marrë lajmin për vdekjen e tij.

Sidoqoftë, gjatë ditës së sotme është arrestuar gruaja që dyshohet se ia mori jetën atij.

“Po ashtu  në cilësi të provës materiale është gjetur dhe është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, tha policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat