Perëndimi kërcënon Serbinë: Nëse shkoni në Kosovë, do të keni luftë

Aktuale

Perëndimi kërcënon Serbinë: Nëse shkoni në Kosovë, do të keni luftë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:14
KFOR

Beogradi mori një paralajmërim të qartë nga Perëndimi, se në rast të një ndërhyrjeje në Kosovë, do të përballej me forcat ushtarake ndërkombëtare.

Kërcënimi u përcoll nga një diplomat i një nga vendet më me ndikim të NATO-s në bisedimet me zyrtarët serbë.

Nëse Serbia, për çfarëdo arsye, vendos të ndërhyjë në Kosovë me forcat e saj, do të hyjë në luftë të hapur, jo me forcat e policisë së Kosovës, por me njësitë e KFOR-it dhe NATO-s, raporton Novosti.

"Ky diplomat ishte shumë i interesuar në atë se si Beogradi shikon ngjarjet dramatike në Ujman," tha një bashkëbisedues i mirë-informuar për Novosti.

Në të njëjtin takim, diplomati perëndimor shprehu pakënaqësi me reagimin e autoriteteve serbe dhe ngritjen e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat