Vrasja e shqiptarit me sëpatë në Francë, gruaja i merr fëmijët dhe niset për Kosovë

Aktuale

Vrasja e shqiptarit me sëpatë në Francë, gruaja i merr fëmijët dhe niset për Kosovë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Mediat franceze raportuan se të shtunën në krahinën e Juras në Francë u gjet i vdekur kosovari me inicialet A.K, 33-vjeç. Trupi i pajetë u gjet në banesën e të ndjerit dhe u raportua nga fqinjët në polici. Rastin e ka konfirmuar zyra për media nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga kjo zyrë thanë se autoritetet policore të Kosovës janë në koordinim me policinë franceze dhe rasti është nën hetime.

Më tej, sipas informatave që MPJ ka siguruar thuhet se e dyshuara kryesore për vrasjen e 33-vjeçarit është gruaja e tij. Mjeti që është përdorur për ekzekutimin e tij thuhet të jetë një sëpatë. E njejta besohet se i ka marrë dy fëmijët e tyre dhe është nisur për Kosovë.

Çifti ka prejardhje nga Prishtina. Nga ajo që raportuan mediat franceze thuhet se ata kanë qenë agresiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat