Kusari-Lila: Kuvendit t’i kthehet vendimmarrja për proceset jetike të vendit

Aktuale

Kusari-Lila: Kuvendit t’i kthehet vendimmarrja për proceset jetike të vendit

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:44
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur rreth procesit të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Kusari-Lila ka thënë se Kuvendit të Kosovës duhet t’i kthehet roli, funksioni dhe vendimmarrja që i takon.

“Kuvendi është tjetërsua, vendimmarrja për procese jetike të vendit duhet ti kthehet Kuvendit. Në Kosovë kemi një përzierje totale të kompetencave institucionale”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se më parë duhet të gjendet rruga që sa më shpejt Hashim Thaçi të mos jetë më president i Kosovës, duke prezantuar edhe dy hapa që sipas saj janë zgjidhja ideale për procesin e dialogut.

“Së pari: Thaçi është i dëmshëm dhe në momentin që ai nuk është më president e shpëton vetën por edhe vendin. Thaçi është duke i shkaktuar dëme të mëdhaja të vendit, dhe vazhdimësia e kësaj do të ketë pasoja të ripakuperueshme për Kosovën. E dyta ka të bëjë me mandatin e ekipit negociator, para miratimit të ekipit negociator duhet të miratohet platforma për dialog”, ka thënë Kusari-Lila.

Kryetarja e Alternativës më tej ka treguar se në bazë të informacioneve që ka nga shtetet me peshë dhe me rëndësi për Kosovën, është diskutuar shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është diskutuar shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë tri komunat e veriut me një pjesë të Preshevës, pa Medvegjen dhe Bujanocin. Shumë ma pak territor me marrë Kosova prej komunës së Preshevës dhe kjo është katastrofike…”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka thënë se presidenti Thaçi duhet të jetë jashtë këtij procesi, sepse nuk i takon dhe mandatin për negociata me Serbinë nuk e ka marrë nga Kuvendi i Kosovës.

“Neve nuk mundet as Serbia as Bashkimi Evropian të na caktojë udhëheqësin e negociatave, e caktojmë ne. Është momenti që të merremi me Thaçin për ta liruar Kosovën”, theksoi Kusari-Lila.

Ajo ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave ku ka thënë se mos heqja e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj përbënë shkelje të drejtave të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat