Veriu,ushtria dhe Zajedenica nuk janë komeptencë e shtetit dhe politikës të Kosovës

Aktuale

Veriu,ushtria dhe Zajedenica nuk janë komeptencë e shtetit dhe politikës të Kosovës

Nga: N.A Më: 4 tetor 2018 Në ora: 21:42
Hafir Hoxha

Ish ushtaraku Hafir Hoxha përmes një shkrimi në facebook ka komentuar ngjarjet aktuale politike në vend.

Hoxha ka theksuar se për Kosovën pra deri sa të mos hyn Serbia në NATO ne do të kemi telashe me veriun dhe me formimin e Ushtris së Kosovës , dy elemente për të cilat Serbia do të kushtëzon por edhe NATO dhe USA.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë:

NATO ka vendos kur si me u ristrukturuar Ushtria Shqiptare vitin 1997 , para dhe pas kësaj date . Pastaj kur, sa , si me u zhvillue UÇK-ja , si të veprohet me pjestarët e UÇK -së pas marrveshtjes së Kumanoves . NATO ka vendosur për Ushtrin e Srbis të tërhiqet nga Kosova , ka vendos cilat ushtri të shteteve fqinjë të ish republikave Jugosllave kur, si të futen në NATO . NATO do ta mbyll kapitullin e intervenimit në Ballkan , saktësisht në çpërbërjen e ish Jugosllavisë dhe futjen e ushtrivë të reja në NATO . Tani ka mbetur si sfidë gogja e vështir vetëm edhe Ushtria e Srbis të futet në NATO , Srbia po e zvarrit këtë qështje duke tentuar të kushtëzon dhe të përfiton sa më shumë nga NATO . Për Kosovën pra deri sa të mos hyn Serbia në NATO ne do të kemi telashe me veriun dhe me formimin e Ushtris së Kosovës , dy elemente për të cilat Srbia do të kushtëzon por edhe NATO dhe USA këto dy gjera i kan si karrot për Serbin dhe jan të gatshëm të bëjn marrveshtje të pa pëlqyera për Shqiptarët nëse Srbia largohet nga Rusia si aleat ushtarak dhe percaktohet ti bashkangjitet aleances së NATO-s . Me futjen e të gjitha ushtrive të shteteve të reja nga ish Jugosllavia në NATO do të përfundon edhe kapitulli i intervenimit të saj në Ballkan më sukses. Deri kjo nuk ndodhë ky mision për USA dhe NATO është në proqes. Kosova për ushtrin e saj dhe për veriun nuk vendos por munden koh pas kohe keto gjera me u intesifikue vetëm si stategji operative e levizjes për politik lokale por edhe di taktik prove të koncentrimit dhe durimit ngjajshëm sikur në mundje kur dy sportistë bëjn tërhiqje dhe sulm taktik . Deri të ndodhë kjo ne jemi konsumues të politikës dhe projekteve të gatshme e jo të prodhojm politik globale .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat