Hoxhaj godet Pacollin: Kanë ngecur njohjet dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare

Aktuale

Hoxhaj godet Pacollin: Kanë ngecur njohjet dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 22:01
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka adresuar kritika ndaj ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, për punën e tij si kryediplomat i vendit.

Hoxhaj ka thënë se “në vitin 2018 Kosova s’kishte politikë të jashtme të mirëfilltë”.

Ndonëse ka thënë se s’po e kritikon Pacollin drejtpërdrejt, Hoxhaj, dikur ministër i Jashtëm, ka vlerësuar se është fakt se “njohjet (e pavarësisë së Kosovës) kanë ngecur”.

“Edhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare kanë ngecur”, është shprehur ai.

Hoxhaj ka thënë se Pacolli nuk i ka koordinuar veprimet e tij siç duhet me presidentin dhe me kryeministrin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat