“NATO e Amerika e dëbuan Serbinë, ne e kthyem!”

Aktuale

“NATO e Amerika e dëbuan Serbinë, ne e kthyem!”

Nga: A.ZH Më: 4 tetor 2018 Në ora: 22:36
Gani Mehmetaj

Opinionisti Gani Mehmetaj, ka thënë se NATO dhe Amerika e kanë dëbuar Serbinë nga Kosova, por shqiptarët e kanë kthyer vet.

Sipas tij, me vetëm një ushtar amerikan në kufirin Dardani-Serbi, Serbia nuk guxon t’i afrohet kufirit.

Reagimi i plotë i Mehmetajt:

NATO e Amerika e dëbuan Serbinë, ne e kthyem!

Nuk e kuptoj pse disa medie shqiptare çdo ditë na e japin nga një alarm, kinse ushtria serbe është mobilizuar dhe ka ndër mend ta sulmoj Dardaninë. Nuk e di pse i japin peshë aq shumë Serbisë portalet shqiptare, sikur t'i financonte ai shtet. Me frikësime e tensione portalet, gazeta e televizione shqiptare duam ta mbajnë Serbinë brenda Dardanisë e trurit të shqiptarëve, kurse e dinë fare mirë se me vetëm një ushtar amerikan në kufirin Dardani -Serbi, apo dy ushtarë të NATO-s ,Serbisë nuk do t' ia mbanë as t'i afrohet kufirit. 

Me brengos fakti që Serbinë e kemi futur kudo nëpër porta të mëdha në Dardani e në Shqipëri. NATO e Amerika e dëbuan, ne e kthyem triumfalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat