Shala: S'bën të ndalen pensionet për veteranët, për shkak të budallakive të disave

Aktuale

Shala: S'bën të ndalen pensionet për veteranët, për shkak të budallakive të disave

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 23:53
Haxhi Shala

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, është shprehur kundër pezullimit të ekzekutimit të pensioneve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shala ka thënë se është e padrejtë që “të ndalen pensionet dhe të rifillojë procesi i verifikimit të veteranëve për shkak të budallakive të disave”.

“Prokuroria duhet të mos ndalet dhe t’i shkojë deri në fund hetimeve” për mashtruesit që janë futur në listën e veteranëve, ka porositur Shala.

Ai ka propozuar që mashtruesit që paraqiten vetë në Prokurori të falen, ndërsa ata që kapen të ndëshkohen sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat