Thaçi, Veseli e Haradinaj me aktivitet të përbashkët në Marinë

Aktuale

Thaçi, Veseli e Haradinaj me aktivitet të përbashkët në Marinë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 07:57
Thaçi, Veseli e Haradinaj

Nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, të premten bëhet inaugurimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Marinë.

Garda ceremoniale e FSK-së do të bëjë përcjelljen e rivarrimit të heronjve të kombit, komandantëve dhe kolosëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha, nismë kjo e ndërmarrë nga kryetari Bekim Jashari pas marrjes së detyrës.

Në inaugurim marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat