Riza Halimi: Deklaratat e Thaçit për korrigjim kufijsh të pashpjegueshme, tash kanë rënë në ujë - Bota Sot
Riza Halimi: Deklaratat e Thaçit për korrigjim kufijsh të pashpjegueshme, tash kanë rënë në ujë

Aktuale

Riza Halimi: Deklaratat e Thaçit për korrigjim kufijsh të pashpjegueshme, tash kanë rënë në ujë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:59
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, ka thënë se nuk e ka të qartë se çfarë ka parasysh presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kur ka folur për ‘bashkimin e Luginës së Preshevës’, dhe sipas tij një gjë e tillë është shumë e pa shpjegueshme.

Sipas tij kjo çështje nuk ka kuptim nëse nuk vendoset për diskutim në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk e kam të qartë se pse presidenti Hashim Thaçi po flet vazhdimisht për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, sepse është shumë e pa qartë. Natyrisht e gjithë kjo do të kishte kuptim nëse debatohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe atje shpjegohet gjithçka”, ka thënë Riza Halimi raporton ‘Danas’

Halimi ka thënë se i gjithë ky debat bie në ujë, pas deklarimeve të presidentit Aleksandër Vuçiq që një opsion i tillë nuk është më në agjendë.

Riza Halimi ka qenë deputet në Kuvendin e Serbisë për disa vite dhe gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...