Haradinaj: Fëmijët janë shembull se si duhet të jetë e sotmja dhe e ardhmja jonë

Aktuale

Haradinaj: Fëmijët janë shembull se si duhet të jetë e sotmja dhe e ardhmja jonë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 11:04
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj,

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur i kënaqur për bashkimin e fëmijëve në Prishtinë, në shkollën e sapohapur të futbollit, të cilët flasin gjuhë të ndryshme, por kanë një ëndërr, njofton Klan Kosova.

Përmes një statusi në Facebook, ku edhe publikoi disa fotografi me fëmijët, Haradinaj tha se këta fëmijë janë shembull se si duhet të jetë e sotmja dhe e ardhmja jonë e përbashkët.

‘Kënaqësi të shoh të bashkuar në Prishtinë, në shkollën e sapohapur të futbollit, fëmijë që flasin gjuhë të ndryshme, por që e kanë një ëndërr. Këta fëmijë janë shembull se si duhet të jetë e sotmja dhe e ardhmja jonë e përbashkët. Njerëzit në Kosovë, sot, me guxim po ndërtojnë jetën e tyre në paqe. Bashkë mund të bëjmë vepra të mëdha sot dhe kurdoherë’,ka shtuar Kryeministri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat