Haradinaj: Bashkimi i fëmijëve në shkollën e futbollit dëshmi se duhet jetuar së bashku

Aktuale

Haradinaj: Bashkimi i fëmijëve në shkollën e futbollit dëshmi se duhet jetuar së bashku

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 11:48
Ramush Haradinaj

Shkolla e futbollit "Open Fun Football School", e cila është hapur sot në kryeqytet, ka bashkuar fëmijë të shumtë, pavarësisht përkatësisë etnike.

Më të përshëndetur këtë organizim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kishte ardhur edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai është parë duke vrapuar në fushën e stadiumit.

Haradinaj tha se pjesëmarrja e fëmijëve të komuniteteve në shkollën e futbollit është një porosi pasi sporti nuk njeh kufi.

Haradinaj: Sporti nuk njeh kufij

“Fakti se janë fëmijët e gjithë popujve, pra jo vetëm shqiptarët, por edhe turqit, serbët, romët dhe ashkalinjt, është një porosi që duhet të afrohemi të jetojmë bashkë, por po ashtu është një porosi që sporti nuk njehë kufi. Unë iu uroj suksese edhe  në shkollë dhe falënderoj organizatorët. Urime më të mirëve”, tha Haradinaj.

Kryeministri me këtë rast është treguar i afërt me fëmijët, teksa ka bërë edhe disa fotografi të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat