Veseli në Marinë kujton me emocione heronjtë - Bota Sot
Veseli në Marinë kujton me emocione heronjtë

Aktuale

Veseli në Marinë kujton me emocione heronjtë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 11:58
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, u shpreh i emocionuar gjatë inaugurimit të Kompleksit Memorial në Marinë, njofton Klan Kosova.

Ai kujtoi disa prej heronjve që kanë rënë gjatë luftës në Kosovë, duke i quajtur trima.

‘Është e natyrshme që të gjithë kemi emocione në këto momente kur e kujtojmë Ilazin njërin nga themeluesit e UÇK-së por edhe Presidentin që i thanë Serbisë jo. Të përkujtosh Abedin Rexhën, është mënyrë e veçantë sepse ai tha Serbisë jo, për këtë duhet të jetë krenar e gjithë Drenica dhe Kosova’.

‘Këtu Mujë Krasniqi, gjithë ata që e njohin, ka qenë një hero i vërtetë sa ka qenë gjallë, s’ka pasur vend që nuk ka qenë ai. I tillë ka rënë edhe në altarin e lirisë, për t’i thënë jo kufirit mes shqiptarëve’.

‘Rasimi i cili poashtu ditën që u rivarros ka qenë  buzëqeshur edhe atë ditë kur ka rënë ka rënë duke buzëqeshur sepse ka qenë trim. Mirëpo, Kosova ka edhe djem të fortë të cilët kanë mbetur gjallë’.

‘Kjo është liria jonë, shteti jonë e ardhmja jonë. Nuk duhet ta lejojmë që të cenohet kjo liri, duhet të punojmë edhe më shumë, duke qëndruar përballë një fuqie e cila nuk është vetëm ushtarake por edhe diplomatike’.

‘Ajo çka na duhet është të jemi të bashkuar mes vete sepse kjo është e shenjtë, kemi dhënë shumë sakrifica, duhet të punojmë edhe më shumë që të ecim përpara. Është çështje ditësh transformimi i UÇK-së në ushtri të Kosovës. Lavdi UÇK-së dhe luftëtarëve’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...