PSD në dhjetor me 27 zyra në tërë Kosovën

Aktuale

PSD në dhjetor me 27 zyra në tërë Kosovën

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:40
PSD

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se ky subjekt politik do t’i bëjë 27 zyra përgjatë tërë Kosovës.

Ai ka thënë se PSD-ja nuk mund të ketë ide të qëndrueshme nëse nuk kanë organizim të fuqishëm demokratik dhe demokratik.

Molliqaj tha se 27 zyrat e PSD-së do të jenë në tërë territorin e Kosovës, duke kërkuar nga qytetarët që t’i bashkohen përpjekjes së tyre të cilën ai e cilësoi të sinqertë.

Ndërsa sekretari organizativ i PSD-së, Naim Jakaj, ka thënë se kjo parti ka për t’iu ofruar qytetarëve angazhim politik dhe publik për zhvillim shoqëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat