Profesori i njohur tregon rezultatin e zgjedhjeve: Këto parti formojnë Qeverinë

Aktuale

Profesori i njohur tregon rezultatin e zgjedhjeve: Këto parti formojnë Qeverinë

Nga: N.Sh Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:54
Foto e partive politike

Asnjëhërë pas çlirimit të vendit nuk patëm fat të kemi një Qeveri stabile, një Qeveri e cila punon në interes të popullit.

Kështu thotë profesor Dr. Binak Maxharraj, i cili shton se, të gjitha Qeveritë e pasluftës i uzurpuan kamandantët, jo pse ishin të dishëm se çka është Qeveria dhe se si drejtohej ajo, por vetëm pse janë njerëz, të dalë nga lufta, dhe sipas tyre keq e mirë, drejtë e mbrapsht ata duhet të drejtojnë Qeverinë.

“Edhe Qeveria Haradinaj e cila është një Qeveri e zorit, një Qeveri e imponuar nga PDK-ja, e morën më shumë për ta zbutë Haradinajn për qendrimin e tij të fortë ndaj demarkacionit të cilin shumë shpejtë e thyen si arrën më gur”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Pra, kjo Qeveri, sipas tij, nuk është më e mirë se ato të mëparshmet, bile në shumë aspekte, në shumë fusha është një Qeveri me shumë skandale.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Pramendojeni skandalin për tentim asgjësimin e Gjykates Speciale në pikë të natës nëe stilin e hajdutëva. Paramendojeni edhe aferen më të madhe me qytetarët turq, të cilët në pikë të dritës u kidnapuna nëpër rrugë, para familjarëve dhe u deportuan në Turqi, pa përfillë asnjë procedurë ligjore, dhe paramendojeni kur Kryeministri Haradinaj u deklarua haptas se nuk dinte asgjë, sikur ai të ishte aty një qoban dhishë e jo një Kryeministër. Skandalin me rastin e humbjes së Qakorrit i cili u ba me dofarë letra si lecka, pa mbulesë ligjore e aq më pak ndërkombëtare se kufijtë do të korrigjohet, bash si në përrallat e gjyshërve tanë”, potencon ai.

Ai thekson se, kjo qeveri është e njohur edhe me shume afera tjera, me keqpërdorime të ndryshme, një Qeveri megalomane me mbi 70 z.ministra ishte dhe si e tillë nuk është efiksase qëndron nëe kingëgala, nuk mund të funksionoj edhe për shkak se ky koalicion nuk i ka numrat për të bë punë të mëdha, sepse e ka përballë një parlament i cili fare nuk funksionon, është më plot skandale, fyerje, sharje, arrogancë ku s’ka aspak disciplinë, aty shkohet pa i dhanë kush kujtë llogari.

“Kjo është ajo që në këtë Qeveri dhe në këtë Kuvend asgjë nuk funksionon si duhet. Nga kjo Qeveri më parë ikën disa ministra si Fatmir Sefaj, Albulena Reshitaj dhe Bajram Hasani. Në kohët e fundit kjo Qeveri po përplaset me dorëheqje tjera të ministrave si Beqir Beqaj, etj. që tregon për një jostabilitet as të Qeverisë e as të Kuvendit, e le ma punen e Kryetarit te Republikës Hashim Thaçit i cili e bani fish mash punën e dialogut me Serbinë ku rrezikon që Kosova të ndahet apo edhe të korrigjohën kufijt e sajë, ku janë të gjithë kundër kësaj ideje se Kosovës nuk guxojnë ti prekën kufinjët e saj. Por ky i gjori është nguju thellë në trekandeshin e Bermudeve të panslavizmit në relacionin Athinë-Beograd-Moskë, nga i cili as vet se dinë se si do të dalë nga ky rreth vicios në të cilin ka mbetë”, thotë Maxharraj.

“Pra, duke e pa punën shumë të dobëtë më plot skandale dhe joefikase të Qeverisë Haradinaj, duke e pa punën jo efikase dhe me plot afera dhe skandale të Kuvendit të Kosovës të cilin e udhëheqë një njeri analfabet pa dije dhe tru të maftueshëm për këtë punë, duke e pa punën e papunë të Presidentit sidomos në udhëheqjen e dialogut me Serbinë, ku dëshiron ti japë çdo gjë Serbisë që ajo kërkon dhe të mos marrë asgjë, i cili nuk kërkon nga Serbia të kërkon falje për krimet e luftës dhe gjenocidit në Kosovë, ku nuk e vetë Serbinë se ku mbeten tnjerëzit tanë që i vrave në luftë që s’po gjenden, tu mos kerku asnjë metelik nga Serbia për dëmet e e bëra në luftë, anipse ajo sipas ekspertëve tanë bani mbi 500 miliard dëme, ky edhe ka të drejtë ti bënë konsesione Serbisë, ti banë kompromise të dhimbshme, deri edhe te ndarja dhe korigjimi i teritoreve dhe për të gjitha këto marifete para do ditesh protestuan me mijëra e mijera qytetarë për të ndalë këtë njeri”, pohon ai.

Ai tutje shprehet se, duke i pas parasysh të gjitha këto një qeverisje e tillë nuk mund të shkojë më tutje dhe se ajo duhet të rrëzohet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, sepse çdo zhagitje e më tejme në vend do të krijoheshin edhe situata edhe më të keqija më konfliktuaze të cilat nuk do të shiheshin me sy të mirë as nga ndërkombëtarët.

“Pra, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje që vendi të dalë nga kjo situatë, sepse me zgjedhje me siguri do të krijohej një situatë më e përshteteshme politike për një qeverisje më të mirë, me dinjitoze se sa qe është kjo e tashmja. Zgjedhjet duhet të mbahen në afat sa më të shkurtër që është e mundur edhe për ta heqë qafe këtë kastë të kompromituar dhe korruptuar të politikanëve të cilët e katakupluan vendin deri në germinë. Pa këtë kastë politike vendi do të merrte frymë më lirishëm, në vend të afervae dhe skandale, me një qeverisje krejtë ndryshe do të kishim një ambient më mirë për qeverisje ku në plan të parë do të viheshin punët e shtetit, zhvillimi, mireqenia, arsimi dhe shëndetësia më e mirefillrë, etj. Së kush do ti fitoj zgjedhjet qysh tani do të ishte e qartë. Kjo kastë në pushtet, pra Klani PAN nuk do të kishte asnjë shansë që përseri ta rrëmbente pushtetin siç e ka marrë deri më tashti me hajni votash, me shumë dredhina, etj. Kjo kastë në keto zgjedhje e ka vendin në opozitë, sepse PKD me satelitët e saj opozita do të ju bënte mirë, do të ishte sadopak e shëndetëshme, do të relaksoheshin, do të mësonin në qetësi se ku gabuan për këto shumë vite të këqija të qeverisjes me shetin të cilin më shumë e gllaberuan se sa e ndertuan”, deklaron Maxharraj, i cili shton se PDK-ja do shkojë në opozitë sepse ajo tanimë nuk është parti unike, aty kanë filluar përplasje të medha mbrenda sajë në stilin ja unë ja ti.

“Veseli i kërcnohet Thaçit, se ai ishte dikur Kryetar i PDK-së e tashti jam unë, por edhe duke ia përplasë Thaçit për turi doktrinen e tij duke i thanë se: nuk ka ndarje, shkëmbim dhe korrigjim territoresh me Serbinë të lehtë apo të rendë, kurse Thaçi i qonë selam Veselit se ti nuk guxon ti prekësh ministrat që unë i kontrollojë, etj. Pra, thjeshtë pykat kanë fillu të kërcasin në PDK dhe se me këtë përplasje dhe qarje të cilat do të thellohën edhe më shumë nuk ka shancë ti fitojë zgjedhjet. Realisht nëse shkohet në zgjedhje shancet më te mëdha për të ardhe në pushtët i ka LVV dhe LDK-ja. LVV anipse e ndame, nga e cilat ikën rebelët e saj, si duket u kendellën nga ikja e tyre, sepse ata më shumë ishin zhurmagji, u pa se kjo LVV e ka marrë vehtën dhe se dalngadalë po bëhet një parti e pjekur. Ajo u rrit aq shumë sa që si e vetme këto ditë e kallxojë veten se kush është dhe çka don, me organizimin dinjitoz të protestës ku morrën pjesë me mijëra e mijëra qyterarë. LVV u tregoi të gjithëve por edhe të huajve se është parti e cila meriton me ardhë ne pushtet, sepse është një parti e cila lufton për shtet e jo për pushtet, sepse është një parti e pakorruptuar”, thotë ai.

Ai thekson se, karshi kësaj në opozitë është LDK-ja, parti më e vjetra në vend e cila ka kapital dhe bagazh bukur të madh nepër qeverisje dhe institucionale.

“Kësaj partie që nga vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova i hipen qakajt ndër më të ndryshëm jo për ta que perëpara por me shumë per ta përdhosë. E ndanë në dysh për interesa përsonale, e rrëmbyen njerëzit që nuk kishin kapital të mjaftueshem për të vazhdu me këtë parti, aty mbetën do kuadro të vjetra, të cilët nuk do ishte dashur të jenë aty, sepse me bizneset e tyre të lidhur me djallin e të birin e tij, po ia japin të mbrapshtën LDK, s’po e lanë me marrë frymë, s’po lanë të reformohet që në krye të saj të vijnë njërëz të rinj të motivuar në idealet e LDK dhe të cilët do të ishin ferri dhe tmerri për PDK dhe partitë tjera. Por, megjithatë LVV dhe LDK-ja duke i mos përjashtu edhe PSD duhet të ulën të diskujtojnë për një bashkëpunim parazgjedhor, ti lanë mosmareveshjet dhe sakicat anash, dallimet konceptale midis tyre dhe të bashkpunojnë sepse nuk ka idel më të fuqishem se sa të bashkohen këto parti për ti fituar zgjedhjet, për të quar në opozitë PDK e lodhur nga skandalet dhe hajnit, për të krijuar qeverinë e përbashkët, për të punuar për shtet e jo për pushtet, për të punuar për të ardhmën e vendit, për mirëqenien e tij. Kjo është çeshtja që LVV, LDK dhe PSD të lidhin nyjën e Gordos, ti jaspin besimin njëra tjetrës për të ardhë deri te fitorja dhe për ta qeverisë vendin në të ardhmën drejtë prosperitetit dhe mirëqenies”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat