Ramiz Lladrovci shtron drekë të madhe për miqtë e vjetër, Thaçi dhe Veseli së bashku në tavolinë

Aktuale

Ramiz Lladrovci shtron drekë të madhe për miqtë e vjetër, Thaçi dhe Veseli së bashku në tavolinë

Nga: D.RR Më: 5 tetor 2018 Në ora: 19:11
Ramiz Lladrovci shtron drekë të madhe për miqtë e vjetër, Thaçi dhe Veseli së bashku në tavolinë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shtruar drekë sot për miqtë e tij nga PDK-ja, e aty ishin edhe Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi së bashku. Për këta të fundit u raportua se kanë prishur raportet.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook ka publikuar foto nga dreka, ku ka thënë se mysafirët ishin të ftuar pas manifestimit madhështor në Marinë. Kreu i Drenasit thekson se i ftuar ishte edhe Haradinaj, mirëpo nuk erdhi për shkak të agjendës së ngjeshur, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Sot, morëm pjesë në Manifestimin madhështor në Marinë, ku në Kompleksin memorial, vendosëm kurora me lule dhe shprehëm nderim me fjalime dhe homazhe për 157 heronjtë e Kosovës.

Drenica, ky bastion i lirisë, pas 20 vitesh, ia shtoi gjeografisë nacionale dhe historisë së kombit, këtë kompleks në Marinë, ku së bashku prehen të qetë, 157 heronj të Kosovës.

Drenica ka rrezatuar unitet, rrezatoi sot dhe do të rrezatojë përjetësisht unitet, sepse, vendit dhe kombit, me qindra vjet, i kemi ofruar më të shtrenjtën- jetën tonë, me dashurinë, vullnetin dhe gjithë besën tonë.

Për drekë, në Gllanasellë, ftova të gjithë miqtë e vjetër, Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, Kryeministrin Haradinaj (për shkak të agjendës nuk mori pjesë), kryetarin Jashari, gjeneralin Lushtaku dhe miqtë tjerë të pranishëm në përurimin e Kompleksit memorial në Marinë.

Sot, ishte drekë e mbushur me emocione, kujtime dhe zotime se Drenica ashtu siç ishte dje bastion i lirisë dhe UÇK-së, sot është bastion i zbatimit të ligjit dhe të projekteve me interes të qytetarëve.

Dje, ne ishim gati për sakrificë madhore, sot jemi gati për projekte që ia shtojnë bukurinë atdheut tonë, sepse, ne e duam vendin tonë. Kemi dëshmuar se ne i realizojmë pritjet e qytetarëve.

Faleminderit President Thaçi, faleminderit Kryeparlamentar Veseli, faleminderit i dashur Bekim, faleminderit Gjeneral Nuredin, faleminderit miq. Ishte ditë e paharrueshme.

Më vjen keq për mungesën e arsyeshme të Kryeministrit Haradinaj dhe të gjithë atyre që i ftuam por paarsyeshëm nuk mundën të vijnë me neve.

Kur jemi të bashkuar, vendit i shtohet bukuria!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat