“Luftë e madhe mes Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit” - Bota Sot
“Luftë e madhe mes Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit”

Aktuale

“Luftë e madhe mes Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit”

Nga: N.Sh Më: 5 tetor 2018 Në ora: 20:30
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Një luftë e madhe po zhvillohet ndërmjet kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit dhe presidentit aktual Hashim Thaçit.

Krejt kjo po ndodhë përshkak se Veseli po dëshiron me bë reforma brenda PDK-së, dhe në këtë mënyrë po i largon njerëzit e Thaçit, ish kreut të PDK-së nga partia.

E kjo është një gjë pozitive thotë kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat në Kosovë, Gazmend Islami, pasi në zgjedhje të reja parlamentare do ta shohim PDK-në në opozitë.

Islami thotë se, Kosova ka nevojë urgjente për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për shkak se nuk kemi Qeveri stabile.

Sipas tij, ne kemi një Qeveri dhe një president të skandaleve.

Islami thotë se, siç po shihet edhe PDK-ja është duke përjetuar një ndarje ose një fraksion brenda saj, dhe kjo do të ishte e shëndetshme që me shkuarjen në zgjedhje PDK-ja të kaloj në opozitë dhe të fillojë strukturimin e saj të brendshëm.

Image
Gazmend Islami

“Kjo sepse po shihet që po bëhet një luftë e madhe në mes të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, ku unë mendoj që presidenti Thaçi mund të jap edhe dorëheqje nga posti i kryetarit të shtetit për të iu kthyer garës për të marrë edhe njëherë PDK-në. Thaçi nuk ka mbështjete as nga ish partia e tij, sepse Veseli po dëshiron ngadal por sigurt ta bëjë partinë me struktura të reja dhe të dëgjueshme si dhe të eliminoj nga skena politike njerëzit të cilët janë direkt të lidhur me Hashim Thaçin”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Mirëpo, kjo sipas tij, Thaçit nuk do t’i pëlqej.

 “Jam i bindur që shumë shpejt do të shohim se PDK-ja do të përjetoj të njëjtën gjë siç e përjetoi edhe LDK-ja, pra një ndajre që do të jetë shumë më e vrazhdë dhe shumë më e rëndë sesa ndarja me Fatmir Limën dhe me Jakup Krasniqin”, thekson ai.

Por sido që të jetë, sipas Islamit zgjedhjet e parakohshme janë momenti më i duhur për vendin sepse komplet shteti i Kosovës është në një gjendje humbës, për arsye se nuk kemi Kuvend i cili funksionon, as Qeveri dhe nuk kemi as president funskional.

“Pra që të tri shtyllat kryesore të shtetit janë jofunksionale dhe vetëm shkuarja në zgjedhje do të ishte shpëtimi edhe i vendit por do të kishte edhe një lidership të ri i cili ndoshta do ti kthente Kosovës dinjitetin”, përfundon Gazmend Islami.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...