“Shtetet e Ballkanit në BE, për të eliminuar ndikimin rus në këtë rajon”

Aktuale

“Shtetet e Ballkanit në BE, për të eliminuar ndikimin rus në këtë rajon”

Nga: D.RR Më: 5 tetor 2018 Në ora: 22:54
Harta e Kosovës dhe Vladimir Putin, foto ilustrim

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, paralajmëroi për rrezikun e shpërthimit të konflikteve të reja të armatosura në Ballkan nëse Bosnja, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova nuk e ndjejnë se BE është serioze për t'u ofruar atyre anëtarësim në të ardhmen.

“Nëse në rajonin shumë të komplikuar të Evropës krijohet përshtypja se nuk jemi serioz në ofrimin e perspektivës evropiane, atëherë mund të shohim më vonë – dhe ndoshta edhe më shpejt – atë që pamë në Ballkan në vitet 1990”, tha Juncker.

Profesori i sigurisë, Avni Islami i ka komentuar për “Bota sot” këto deklarata të Juncker, duke thënë se këto shtete të rajonit duhet të kenë kujdes nga ndikimi rus pikërisht në këtë rajon.

Image
Avni Islami

“Hezitimi i shteteve të Ballkanit për të mos punuar aq sa të jenë sa më afër Bashkimit Evropian, mund t’i hap rrugë ndikimit rus në këtë rajon. Deklaratat e Juncker duhet analizuar me vëmendje dhe, sigurisht që duhet të bazohet të gjitha shtetet në këto deklarata”, ka thënë Islami.

Bllokim total i Rusisë në Ballkan, e quan Islami nëse vendet e këtij rajoni anëtarësohen në BE, përfshirë edhe Serbinë.

“Nëse të gjitha vendet e Ballkanit, arrijnë anëtarësimin në BE, përfshirë edhe Serbinë, mund të jetë një bllokim total i Rusisë që përmes strukturave të veta të shtrijë ndikim në këtë rajon. Duhet patjetër që Kosova të punoj në procesin e rëndësishëm për anëtarësimin e saj në BE, që të eliminohet mundësia e një efekti rus që mund ta destabilizoj Ballkanin”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat