Haradinaj: Kosova po bëhet me ushtri, Interpol dhe liberalizim

Aktuale

Haradinaj: Kosova po bëhet me ushtri, Interpol dhe liberalizim

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 00:03
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, ka takuar sot strukturat e kësaj partie në Suharekë, ku ka deklaruar se Kosova po bëhet me ushtri

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, ka takuar sot strukturat e kësaj partie në Suharekë, ku ka deklaruar se Kosova po bëhet me ushtri, do të anëtarësohet në Interpol dhe do të fitojë liberalizimin.

“Kryeministri i vendit dhe kryetar i AAK z.Ramush Haradinaj sot takoi strukturat e degës së AAK-së në Suharekë.

Kosova po bëhet, me ushtri, interpol, liberalizim.

Theranda po bëhet, me infrasrtukturë moderne, shtigje të ecjes, turizëm malor.

Falë modelit 'Haradinaj” të qeverisjes Kosova po bëhët vend me perspektivë ndërkaq Theranda nën udhëheqjen e Kryetarit Muharremaj, çdo ditë e më shumë po bëhët ekonomikisht më e zhvilluar!” thuhet në njoftimin e AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat