Mësoni sa pjesëtarë do t’i ketë Ushtria e Kosovës

Aktuale

Mësoni sa pjesëtarë do t’i ketë Ushtria e Kosovës

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 11:27
FSK

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, thotë se pas shndërrimit në një forcë të armatosur, FSK-ja do të kalojë nëpër 3 faza në 10 vitet e ardhshme.

I pyetur për numrin e ushtarëve dhe rezervistëve që Forca do të ketë, Ramadani u përgjigj se FSK-ja do të ketë 5 mijë pjesëtarë aktivë, e 3 mijë pjesëtarë rezervë.

Sipas zëvendësministrit ekziston një plan i rekrutimit i vazhdueshëm, që do të ndodhë gjatë 10 viteve në vazhdim.

Ai tha se ekziston një plan i rritjes së buxhetit të FSK-së. Sipas tij rritje të buxhetit do të ketë për secilin vit, porse jo të gjitha të ardhurat varen nga buxheti i FSK-së.

Ai përmendi edhe donacionet e shumta që vijnë nga shtetet partnere, duke pasur marrëveshje bashkëpunimi me 14 shtete të ndryshme, ku të gjitha nga to japin donacione në forma të ndryshme, qofshin trajnime, shkollime apo edhe pajisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat