Rugova ironizon me moskujdesin ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore

Aktuale

Rugova ironizon me moskujdesin ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 15:08
Biblioteka Kombëtare

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, ka ironizuar sot përmes një postimi në Facebook me moskujdesin shtetëror ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore.

Ai ka postuar një fotografi ë Bibliotekës Kombëtare së bashku me një model ku ajo shihet e fasaduar dhe ka shkruar se: Së shpejti fillojmë me fasadën izoluese edhe të Bibliotekës Kombëtare. Do të ndjekim standardet më të larta ndërkombëtare të izolimit”.    

Pas këtij postimi, Rugova ka shkruar një sqarim ku thotë se postimi i mëposhtëm ishte shaka, me idenë që të nxitet diskutimit dhe vetëdija në lidhje me ndërtesat e trashëgimisë kulturore.

“Postimi i mëposhtëm është një shaka, e bërë me idenë që të nxitet edhe më tutje diskutimi dhe vetëdija në lidhje me ndërtesat e trashëgimisë kulturore. Ne aspirojmë të jemi pjesë e UNESCO-s dhe si të tillë na duhet të mbrojmë vlerat e trashëgimisë, qofshin ato nga me arkitekturë otomane, vernakulare, moderniste apo çfarëdo tjetër. Trashëgiminë e prekshme dhe të paprekshme. Qyteti ndërtohet duke u zgjeruar edhe në aspektin historik, dhe jo vetëm në atë gjeografik. Diskutimet gjithnjë e më të shpeshta që po bëhen për arkitekturën dhe trashëgiminë janë shenjë e një shoqërie të shëndoshë dhe për mendimin tim nëse trajtohen si duhet, do të kemi rezultate pozitive për të ardhmen e qyteteve dhe zhvillimit tonë urbanistik. #unesco #prishtina #kosova”, ka shkruar Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat