Veseli merr iniciativë për harmonizimin e Rezolutës për Dialogun

Aktuale

Veseli merr iniciativë për harmonizimin e Rezolutës për Dialogun

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 16:09
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbledhur sot në kabinetin e tij liderët e koalicionit qeverisës, për të diskutuar mundësinë e harmonizimit të një Rezolute për Dialogun, në të cilën do të përfshihej pozita dhe opozita.

Veseli i ka ftuar sot në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, para të cilëve ka shtruar nevojën për arritjen e konsensusit mes partive politike parlamentare lidhur me Dialogun.

Burime të medias bëjnë të ditur se Veseli është i interesuar që sa më parë të harmonizohen qëndrimet mes pozitës dhe opozitës për hartimin e Rezolutës për Dialogun, e cila do të votohej në Kuvendin e Kosovës.

Faza finale e Dialogut Kosovë-Serbi pritet të rifillojë së shpejti dhe institucionet e vendit janë mobilizuar për t’i bashkuar qëndrimet mes pozitës dhe opozitës lidhur me platformën dhe ekipin në këtë proces të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat