Milaim Zeka tregon se çfarë i kishte thënë prokurori gjykatësit për të: “Duhet me ja ndalë turrin...”

Aktuale

Milaim Zeka tregon se çfarë i kishte thënë prokurori gjykatësit për të: “Duhet me ja ndalë turrin...”

Nga: D.RR Më: 6 tetor 2018 Në ora: 18:59
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka po qëndron në arrest shtëpiak prej 30 ditësh, pas vendimit të gjykatës. Më herët Zekës iu kishte shqiptuar dënimi me paraburgim prej 30 ditësh.

Tani Milaimi Zeka ka zbuluar se prokurori i kishte thënë gjykatësit për të se “Duhet me ja mbyllë gojën. Duhet me ja ndalë turrin Xehmajl Arbrisë”.

Zeka ka postuar një video, për të cilën thotë se është njëra ndër veprat e tij penale që ka bërë.

Postimi i plotë:

Te nderuar qytetare, ja pse jam denuar?! Ja pse prokurori i tha gjykatesit: “ Duhet me ja mbylle gojen. Duhet me ja ndale turrin Xhemajl Abrise”!
Une ja ktheva: Edhe i vdekur nga varri kam me fole!
Ky fjalim eshte njera nga veprat e mia penale qe kam bere!
Jam i vetmi deputet qe mendoje vetem per qytetare, kurr per asnje parti...! 
Partite jane si atobusat, qe njerezit e mire gjithemone ngriten ne kembe per t ‘ i leshuar vendin ndonje me te te moshuari, i cili rastise te jete i pamerituar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat