Thaçi komenton Draft-Rezolutën për Dialogun që hartuan liderët e koalicionit

Aktuale

Thaçi komenton Draft-Rezolutën për Dialogun që hartuan liderët e koalicionit

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 20:30
Hashim Thaçi

Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka ftuar sot në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, para të cilëve ka shtruar nevojën për arritjen e konsensusit mes partive politike parlamentare lidhur me Dialogun.

Në këtë takim liderët e koalicionit qeveritar, kanë hartuar një Draft-Rezolutë për Dialogun, e cila pritet t’i propozohet për harmonizim edhe opozitës.

Këtë vendim të koalicionit qeveritar e ka mirëpritur presidenti Hashim Thaçi. Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme për shtetin tonë, që ne të gjithë të jemi sa më unikë.

“E përshëndes vendimin e subjekteve politike të koalicionit qeveritar për harmonizimin e qëndrimeve politike dhe hartimin e rezolutës së përbashkët për dialogun”, ka shkruar ai në Facebook.

“Është shumë e rëndësishme për shtetin tonë, që ne të gjithë të jemi sa më unikë dhe të bashkohemi për mbrojtjen e interesave qytetare dhe shtetërore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.”

“Interesi shtetëror i Republikës së Kosovës duhet të jetë gjithmonë mbi çdo interes partiak apo elektoral.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat