A e përkrahë VV-ja Draft-Rezolutën për Dialog? Ky është qëndrimi i tyre

Aktuale

A e përkrahë VV-ja Draft-Rezolutën për Dialog? Ky është qëndrimi i tyre

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 20:44
Lëvizja Vetëvendosje

Draft-Rezoluta për Dialogun që u prezantua pas takimit mes kryeparlamentari Kadri Veseli me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj e Dardan Gashi, nuk do të përkrahet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Draft-Rezoluta për Dialogun e propozuar pas takimit me ftesë nga kryeparlamentari Veseli, nuk do të gjejë përkrahje nga Lëvizja Vetëvendosje, kështu tha deputetja Arbërie Nagavci.

Duke thënë se nuk e ka edhe shumë të qartë se çfarë saktësisht përmban kjo Draftë-Rezolutë, ajo tregoi disa kushte përpara marrjes së hapit për hartimin e një rezolute.

“Duhet lejuar së pari mbajtja e seancës së propozuar nga ne, duhet të bëhet një vlerësim i marrëveshjeve paraprake, dhe pastaj duhet të ulemi të gjithë të punojmë e jo të përgatitet diçka e të prezantohet si diçka e suksesshme”, tha ajo.

Theksojmë, se përkrahje ndaj Draft-Rezolutës për Dialogun, ka kërkuar edhe presidenti Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat