Hoxhaj: Rezoluta është e qartë, i jep drejtim dialogut me Serbinë

Aktuale

Hoxhaj: Rezoluta është e qartë, i jep drejtim dialogut me Serbinë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 21:01
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ishte në takimin e sotëm të partnerëve të koalicionit ka thënë se rezoluta e propozuar është e qartë dhe i jep drejtimin e duhur procesit të dialogut me Serbinë.

Hoxhaj theksoi se tashmë varet nga partitë në parlament nëse duan ta përmbyllin shtetndërtimin dhe ta kompletojnë sovranitetin, apo duan që të mbesim në status quo.

Zëvendëskryeministri bëri me dije se sovraniteti, territori, kufijtë dhe rendi kushtetues janë të panegociueshme, dhe kjo rezolutë e qartëson dhe e garanton edhe njëherë një gjë të tillë.

“Propozim rezoluta e sotme është e qartë dhe i jep drejtim procesit të dialogut me Serbinë. Sovraniteti, territori, kufijtë dhe rëndi kushtetues janë të panegociueshme. Tashmë varet nga të gjithë ne se a duam ta përmbyllim shtetndërtimin dhe ta kompletojmë sovranitetin  apo ta vazhdojmë status quo’në”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat