Pacolli përfaqëson Kosovën në Konferencën e Frankofonisë në Armeni

Aktuale

Pacolli përfaqëson Kosovën në Konferencën e Frankofonisë në Armeni

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 22:10
Behgjet Pacolli

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka bërë të gjitha përgatitjet përfundimtare për punimet e Samitit të Frankofonisë, që do të mbahet nga data 8 deri më datën 12 tetor, në Erevan të Armenisë.

Siç njofton MPJ, republika e Kosovës do të përfaqësohet në këtë Samit nga  zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Ky është një rast i mirë për Kosovën për lobim pasi që takimet, që do t'i zhvillojë delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga kryediplomati Pacolli do shfrytëzohen për rritjen e numrit të njohjeve dhe sigurimin e mbështetjes për anëtarësimin e vendit në Organizatata Ndërkombëtare”, njofton MPJ.

Tema e sivjetme e Samitit të XVII-të të Frankofonisë është "Bashkëjetesa në solidaritet, ndarje të vlerave humanitare dhe respekt për diversitetin: një burim paqeje dhe prosperiteti për komunitetin frankofon".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat