Limaj: Rezoluta e ndalon Presidentin të flasë për kufijtë - Bota Sot
Limaj: Rezoluta e ndalon Presidentin të flasë për kufijtë

Aktuale

Limaj: Rezoluta e ndalon Presidentin të flasë për kufijtë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:31
Fatmir Limaj

Lideri i NISMA's Socialdemokrate, Fatmir Limaj po beson se me miratimin në Parlament të Rezolutës për Dialogun mbyllet përfundimisht mundësia që dikush të falsë e negocioje me Serbinë për kufij e territore.

Kryenegociotori i propozuar nga Qeveria për dialog me Serbinë thotë se në dokumentin e propozuar është përfshirë edhe kërkesa e opozitës që askush të mos flasë për territore e kufij.

Në këtë situatë, Zëvendëskryeministri Limaj po beson se shpejt do të ketë konsultimet me partitë opozitare për të ndërtuar Ekipin Dialogues me Serbinë.

Limaj i ka bërë thirrje opozitës të bëhet pjesë e këtij procesi pasi dokumenti i propozuar ka përfshirë të gjitha kërkesa e opozitës dhe shqetësimet e akërëve tjerë.

“Besoj se ajo është brenda për brenda Rezolutës. Shikojeni atë dokument që ka të gjitha pikat që përputhen edhe me Kushtetutë. Flet për territore, flet për sovranitetin dhe integritetin territorial, pacenueshmërinë e territorit”, ka thënë Limaj, një ditë pasi partitë në pushtet propozuan një Rezolutë për Dialogun me Serbinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...