Limaj: Rezoluta, dokument për të ndalë Thaçin dhe unifikuar faktorin politik për dialogun me Serbinë - Bota Sot
Limaj: Rezoluta, dokument për të ndalë Thaçin dhe unifikuar faktorin politik për dialogun me Serbinë

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

Limaj: Rezoluta, dokument për të ndalë Thaçin dhe unifikuar faktorin politik për dialogun me Serbinë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:09
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka folur sot rreth draft rezolutës së koalicionit qeveritar për çështjen e dialogut me Serbinë.

Limaj gjatë homazheve të bëra sot në Drenas dhe Marinë të Skenderajt, u pyet nga gazetarët për shkaqet e nxjerrjes së kësaj rezolute dhe pritjet e koalicionit qeveritar për të kaluar në Parlament.

Limaj duke iu përgjigjur gazetarëve ka thënë se rezoluta ka dalë si dokument i nevojshëm për shkak të shqetësimeve të ngritura me idenë e dialogimit të kufijve të Kosovës në dialogun me Serbinë, të ngritura nga presidenti Hashim Thaçi.

Sipas Limajt projekt rezoluta po ashtu ka për qëllim të unifikojë faktorin politik në vend sa i përket dialogut me Serbinë.

Limaj: Projekt rezoluta ka për qëllim bashkimin e faktorit politik për dialogun

“Ashtu siç e thatë edhe ju e rëndësishme është ne dje përfundimisht si koalicion qeverisës kemi nxjerrë një projekt rezolutë, një dokument që përfshinë në mënyrë eksplicite të gjitha shqetësimet të ngritura kohëve të fundit rreth pozicionimit dhe qëndrimit të Kosovës si shtet në bisedime shtetërore të mundshme që mund të vijnë me Beogradin dhe me propozimin tonë janë fut në mënyrë eksplicite të gjitha nenet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të cilat merren me materien e territorit, me materien e sovranitetit dhe integritetin territorial të vendit tonë dhe gjithashtu një nga pikat është edhe çështja e marrëveshjeve të mundshme të cilat duhet të kalojnë sipas Kushtetutës përmes Parlamentit të Kosovës, çfarëdo ratifikimi i marrëveshjeve të tilla ndërkombëtare me dy të tretat, dhe praktikisht me këtë projekt rezolutë faktikisht janë të përfshira shqetësimet e të gjitha grupeve politike. Gati thua jse të gjitha propozimet tona dhe të opozitës që kanë qenë pjesë e shqetësimeve, janë në këtë projekt rezolutë. Projekt rezoluta ka për qëllim bashkimin e faktorit politik të Kosovës për të pasur një qëndrim unik në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në mënyrë eksplicite në projekt rezolutë thuhet se askush nuk ka mandat për të negociuar përtej asaj që është e paraparë me Kushtetutë, askush nuk ka mandate për të negociuar territorin e Kosovës”, ka thënë Limaj.  

Ai ka ftuar opozitë dhe pozitë që të votojë këtë dokument të rëndësishëm në Kuvend . Sipas tij rezoluta ka objektivave të qarta për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës, si njohjen nga Serbia, ulësen në OKB dhe afirmimin ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se nëse opozita mendon që duhet ende të fuqizohet rezoluta janë të hapur për këtë.

Limaj: Kemi përgjegjësi shtetërore, nuk mund të qëndrojmë si vëzhgues karshi proceseve

“Kosova është shtet dhe ne kemi përgjegjësi shtetërore. Ne do të kryejmë përgjegjësitë tona shtetërore. Ftesa ime është që të gjithë akterët të marrin përgjegjësi dhe të mos rrinë vëzhgues. Ata që zgjedhin me mbet vëzhgues të çështjeve ne nuk mund t’i ndalim. Por nuk kanë arsye tjetër përveç kalkulimeve të ngushta të tyre partiake. Kjo mazhorancë ka reflektuar dhe ka përfshirë brenda projektit ë vet edhe shqetësimet dhe kërkesat dhe propozimet e opozitës. Përtej kësaj dokumenti është i hapur për të ofruar edhe një propozim apo sugjerim të tyre. Krejt kjo është me qëllim që faktori politik të unifikohet”, ka thënë Limaj.

Duke ftuar sërish të gjithë ata që kanë marrë votën e qytetarëve për të qenë në Parlament të mos zgjedhin të jenë vëzhgues por përcaktues në procese të rëndësishme për Kosovën, si dialogu me Serbinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test