Isa Mustafa flet për rezolutën: LDK dhe VV ia bënë me dije Qeverisë se nuk ka fuqi politike për dialogun

Aktuale

Isa Mustafa flet për rezolutën: LDK dhe VV ia bënë me dije Qeverisë se nuk ka fuqi politike për dialogun

Nga: N.A Më: 7 tetor 2018 Në ora: 21:26
Ish kryeministri i vendit, Isa Mustafa

Ish kryeministri i vendit, Isa Mustafa nëpërmjet një postimi në facebook ka shkruar rreth ngjarjeve politike aktuale në vend.

Mustafa ka theksuar se fajtor kryesor rreth teorive të presidentit Thaçi mbi kufijite është qeveria.

Sipas Mustafës qeveria u tërhoq nga obligimi i dialogut (negocimit) që me Kushtetutë dhe vendim të Kuvendit i takon asaj.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Duke lexuar opinione të ndryshme fitohet përshtypja se po bëhet garë se kush po i thotë më shumë e më fort Presidentit se e ka keq me përhapjen kokëfortë të teorive të tij shumë konfuze, por të rrezikshme, për korrigjim të kufirit me Serbinë, si zgjidhje e marrëveshjes përfundimtare. Qe e ka keq dhe gabim? E ka! Por shtrohet pyetja se kush ia dha shansin që ta ketë keq.
Qeveria, dhe askush tjetër! 
Qeveria u tërhoq nga obligimi i dialogut (negocimit) që me Kushtetutë dhe vendim të Kuvendit i takon asaj. Në fillim të këtij viti i propozoi Kuvendit një platformë për dialogun Kosovë-Serbi, pa asnjë përmbajtje, veç asaj se, ( sipas Qeverisë) dialogun duhet ta udhëheqë Presidenti i Kosovës. Po të mos ishte kjo sjellje dhe ky veprim i Qeverisë, ne s’do të kishim problem as me Presidentin dhe as me teoritë e tij për korrigjim të madh e të butë të kufijve dhe as me ofertën për shkëmbim të territorit si pasojë përfundimtare e korrigjimit. 
Në fakt qeveria ishte e vetëdijshme se është e pakicës, se nuk ka vota e as fuqi politike për një marrëveshje të tillë. Këtë ia bëri të qartë opozita, sidomos LDK dhe VV. Për këtë sjellje kjo qeveri është dashur të japë dorëheqje e jo të manovrojë me me dialogun si instrument i mbijetesës. 
Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të ndodhë bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke pasur parasysh efektet e saj për shtetësinë e Kosovës por edhe për regjionin. Marrëveshja mund të bëhet vetëm me një pajtueshmëri te gjere të forcave politike në Kosovë, me legjitimitet politik e kushtetues, pas zgjedhjeve nacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat