Mandati i sekretarit përplas Këshillin Drejtues të UP-së me rektorin - Bota Sot
Mandati i sekretarit përplas Këshillin Drejtues të UP-së me rektorin

Aktuale

Mandati i sekretarit përplas Këshillin Drejtues të UP-së me rektorin

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 07:21
Foto

Një kërkesë e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, drejtuar Këshillit Drejtues të UP-së për vazhdimin e mandatit të sekretarit të përgjithshëm të Universitetit, Esat Kelmendi po kundërshtohet nga anëtarët e këtij këshilli.

Kërkesën për vazhdimin e kontratës edhe për 5 vjet të Kelmendit, rektori Dema e ka drejtuar para disa ditësh, shkruan sot Koha Ditore.

Për vazhdimin e mandatit të sekretarit kanë dhënë qëndrim edhe Ministria e Administratës Publike (MAP) dhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë (KPMSHCK) duke e vlerësuar të ligjshëm një veprim të tillë.Këshilli Drejtues i UP-së e ka shqyrtuar të enjten kërkesën e rektorit Dema, megjithatë nuk ka marrë ndonjë vendim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...