Sot fjala përfundimtare për rastin e Aulon Zekës - Bota Sot
Sot fjala përfundimtare për rastin e Aulon Zekës

Aktuale

Sot fjala përfundimtare për rastin e Aulon Zekës

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:07
Aulon Zeka

Sot është mbajtur fjala përfundimtare në rastin e Aulon Zekës.

Avokati i palës së dëmtuar, Skender Musa i ka thënë  se ka kërkuar dënim maksimal sa i përket këtij rasti.

Sipas tij, dënimin maksimal e parasheh edhe Kodi Penal për të Mitur, duke shtuar se edhe të pandehurit nuk kanë kërkuar falje dhe as nuk kanë shprehur keqardhje derisa kanë pranuar që e kanë kryer këtë vepër penale.

Pala tjetër e kanë kundërshtuar kërkesën e palës së dëmtuar.

16 vjeçari Aulon Zeka është gjetur i vdekur mëngjesin e 16 shtatorit rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. I ndjeri ishte qëlluar me katër plumba në trup.

Një ditë më vonë, Policia e Kosovës pati arrestuar dy të mitur si të dyshuar për vrasjen e të miturit.

Gjykata Themelore e Prishtinës kishte dhënë vendimin e saj për të dyshuarit e rastit të vrasjes së Aluon Zekës.

Sipas vendimit, i mituri i parë ishte dënuar më 9 vjet e 6 muaj burg, e mitura e dytë me 3 vjet ndërsa ndaj të tretit ishte shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj.

Tre të dyshuarit u shpallën fajtorë nga gjykata, ndërsa i mituri i parë ishte dënuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes, e mitura e dytë ishte dënuar për ndihmë në fshehjen e veprës penale dhe i mituri i tretë për moslajmërim të veprës penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...