Haradinaj: Ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur, vizat hiqen brenda dy muajve - Bota Sot
Haradinaj: Ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur, vizat hiqen brenda dy muajve

Aktuale

Haradinaj: Ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur, vizat hiqen brenda dy muajve

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:50
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ideja për shkëmbim apo ndarje të territoreve ka vdekur, dhe për këtë ai ka shprehur edhe ngushëllimet e tij, me ç’rast ka kërkuar që rezoluta e propozuar nga partitë opozitare të votohet në Kuvend.

Këto komente ai i bëri pas ceremonisë së dekorimit me Hartën e Artë të Kosovës për shkrimtaren Helena Kadare, të cilës i shprehu falënderime për kontributin e dhënë për letërsinë dhe njohjen e shqiptarëve në botë.

Sipas tij kjo rezolutë i obligon të gjithë, përfshirë edhe presidentin.

Haradinaj: Rezoluta na obligon të gjithëve

“Rezoluta është një qëllim tani që na obligon të gjithëve, besoj edhe presidentin e vendit , pra nëse kjo rezolutë do të aprovohej në parlament shihet qartë në bazë të rezolutës se kujt i besohen të drejtat dhe për çka. Neni i parë që është marrë nga Kushtetuta e vendit por si pikë është shtuar edhe pasuesi i kufijve të panegociueshëm nga askush, dhe po ashtu neni gjashtë që të drejtat e këtilla ia njeh vetëm parlamentit. Pra, mendojmë që është një gjendje reale në kontekst. Mirë do të ishte që në parlament të kishte votë  pro për këtë rezolutë, nuk është e Qeverisë  është produkt i një debati mjaft të ndjeshëm”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit ka kërkuar që mos të nxiten veprime, të cilat mund t’i dëmtojnë tema të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Duke i dërguar porosi kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri që të merret me qeverisjen lokale, Haradinaj tha se mos të mundohen të hyjnë në politikën e madhe.

Haradinaj: Mos nxisni veprime që dëmtojnë tema të rëndësishme për vendin

“Mos të nxisin veprime është paralajmëruar gjoja një protestë për urën, mos të nxisin veprime tani kur disa tema kaq serioze janë duke ndodhur. Ne kemi aprovuar ligjet për ushtrinë në Qeverisë dhe do i kemi edhe në parlament , ju e shihni se kemi Interpolin më 20 nëntor, kemi liberalizimin e vizave në proces, i kisha lutur të gjithë edhe zotërinë Bahtirin edhe gjithë të tjerët që donë me ndihmua vendin le t’i kryejnë ato detyrat e qeverisjes që i kanë, le t’i ndihmojnë qytetarët , por mos të mundohen të gjithë me hy në këtë garën e politikës së madhe, e me ndërhyre e me dëmtuar disa tema kaq me peshë“, ka deklaruar kreu i Ekzekutivit.

Haradinaj tha se eurodeputeti David McAllister nuk i ka përmendur propozimin që ky i fundit i ka bërë kancelares Angela Merkel, ndërsa u shpreh optimist se deri në fund të vitit qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

Haradinaj: Nuk ka folur me mua për këto çështje

“Jo, nuk ka folur për këtë. Ju shprehi ngushëllimet e mija për këtë idenë e kufijve e të ndërrimit të territoreve, se mendoj se ka vdekur, pra iu shprehu të gjithëve, njëkohësisht ose përgëzimet ... Çështja  e liberalizimit të vizave nuk është keq gjendja iu siguroj që nuk është keq , pra keni kujdes çdo mik që vjen në Prishtinë ne na njofton me vështirësitë që i kemi në proces, por ju siguroj që nuk e kemi ndier një jo diku dhe jam shumë optimist kemi shumë punë, ne sot zhvilluam një takim që i dedikohet krejtësisht kësaj agjende , por jam optimist që do ta marrim para fundit të vitit”, tha ai.

Haradinaj jep një afat rekord për heqjen e vizave

Derisa janë shtuar zërat që thonë se vizat nuk liberalizohen para vitit 2020, Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë një afat rekord për liberalizimin e vizave.

Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili së fundmi u ka reaguar ashpër atyre që thonë se vizat nuk liberalizohen vizat deri në fillim të vitit 2020, thotë se vizat do të hiqen brenda këtyre muajve.  

Haradinaj të hënën, pasi takoi shkrimtaren Helena Kadare, tha deri në fund të këtij viti qytetarët do të mund të lëvizin pa viza.

Ndryshe, Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për liberalizmin e vizave.

Ndërsa, gjatë muajit shtator Parlamenti Evropian ka votuar pro lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës. Në dhjetor të këtij viti pritet që Këshilli i Ministrave të jap vlerësimin mbi liberalizimin e vizave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...