Vetëvendosje s’ka datë për protestën e radhës

Aktuale

Vetëvendosje s’ka datë për protestën e radhës

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:22
Protesta e VV-së

Dhjetë ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje organizoi një protestë me moton “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”. Në këtë mënyrë, ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj idesë së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për ndryshimin e kufijve. Një protestë e dytë e këtij lloji është paralajmëruar nga Vetëvendosja, mirëpo ende nuk dihet data se kur do të ndodhë kjo.

Vetëvendosje ka thënë se do të organizojë edhe një protestë si ajo e 29 shtatorit, mirëpo ata ende nuk e kanë caktuar datën e protestës së ardhshme.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se për protestën e radhës do të marrin veprime krahas situatës së krijuar në vend dhe se atë do ta bëjnë edhe në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe spektrin opozitar, duke folur kështu për LDK’në.

“Nuk e kemi vendosur ende, por do të marrim veprime edhe konform situatave të krijuara në vend, por edhe protestat nuk do të jenë ndërmarrjet e tona të vetme. Çdo protestë të ardhshme synojmë ta bëjmë në koordinim edhe me spektrin opozitar, duke aluduar në LDK’në dhe me shoqërinë civile. Nuk ka ende ndonjë datë, varësisht nga situata ne jemi të gatshëm, të përgatitur dhe kemi potencial”, ka thënë Selimi.

Rreth pjesëmarrjen së LDK’së në protestën e Vetëvendosjes, Selimi ka thënë se përderisa kjo parti nuk i ka përjashtuar protestat si formë të veprimit, partia e tij llogaritë në të.

Në protestën e fundit të organizuar nga Lëvizja  Vetëvendosje, përmes së cilës është kundërshtuar ideja e Thaçit për korrigjimin e kufijve, kanë marrë pjesë mijëra qytetarë, të cilët kishin ardhur nga të gjitha qytetet e Kosovës për të protestuar.

Përveç shoqërisë civile, në protestë morën pjesë edhe disa deputetë të LDK’së  Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli si dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.

Deputetë këta të cilët pjesëmarrjen e tyre e quajtën qëndrim individual, pasi partitë e tyre kishin vendosur të mos merrnin pjesë në protestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat