U arrestua ditë më parë, flet aktivisti i Vetëvendosjes, thotë se ky qenka bashkimi i Luginës që po e promovon Thaçi

Aktuale

U arrestua ditë më parë, flet aktivisti i Vetëvendosjes, thotë se ky qenka bashkimi i Luginës që po e promovon Thaçi

Nga: N.H Më: 8 tetor 2018 Në ora: 16:29
Valdrin Ahmeti

Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë njoftoi se ishte arrestuar nga Policia e Kosovës aktivisti i tyre, Valdrin Ahmeti. Ai ishte arrestuar në kufi, duke shkuar me familjen e tij në Preshevë për një rast familjar (dasmë). Policia nuk i ka treguar se përse e kanë ndaluar, por vetëm i kanë përmendur “pengesën ndaj personit zyrtar”.

E, sot përmes një postimi në Facebook, Ahmeti thotë se kishte menduar se policia serbe mund t’ia ndalojnë hyrjen, por që vjen puna ta ndalojnë Policia e Kosovës që të mos shkojë në Preshevë, nuk e kishte menduar asnjëherë.

Ai thotë se si duket ky qenka bashkimi i Luginës që po na e promovon Thaçi. Përqafim i tij me Vuçiqin, e ndarja e familjeve shqiptare.

Ja postimi i plotë:

Gjithë të premten e kalova duke menduar se si do ta kaloja kufirin me Serbinë gjithnjë duke menduar që shteti e policia e Serbisë kanë informata për aktivitetin tim si aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Mendoja se ata mund të ma ndalojnë hyrjen në vendlindjen time, ku isha nisur për dasmën e djalit të axhës, apo edhe të më arrrestonin. A do t'mund ta përballoja burgun serb? Si do ta përballonte familja?

Por që vie puna të më ndalojë Policia e Kosovës që të mos shkojë në Preshevë, nuk e mendova asnjehëre. Policia kufitare me tha që kam fletarrest, anipse një i tillë nuk më kishte ardhur kurrë në shtëpi.

Por si duket ky qenka bashkimi i Luginës që po na e promovon Thaçi. Përqafim i tij me Vuçiqin, e ndarja e familjeve shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat