Heshtje në taborin e Haradinajt pas reagimit shpërthyes të presidentit Thaçi - Bota Sot
Heshtje në taborin e Haradinajt pas reagimit shpërthyes të presidentit Thaçi

Aktuale

Heshtje në taborin e Haradinajt pas reagimit shpërthyes të presidentit Thaçi

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 17:46
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Asnjë reagim i vetëm nuk ka ardhur nga askush brenda Zyrës së Kryeministrit, pas kërcënimeve të hapura të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sot në një konferencë të drejtpërdrejtë për mediat, Thaçi tha se Haradinaj “po ndihet komod” në karrigen e tij, duke i çuar kështu një porosi të qartë se ai nuk duhet ta ketë këtë ndjenjë, duke thënë se “mund të korrigjohen edhe kryeministrat”.

Reagimi shpërthyes i Thaçit erdhi pas një deklarata të sotme të Haradinajt, i cili tha se “puna e korrigjimit të kufijve ka vdekur”, duke i shprehur në mënyrë ironike ngushëllime Hashim Thaçit.

Media ka kontaktuar me me këshilltarin politik të kryeministrit, Halil Matoshi.

Ai shkurtazi tha se “nuk komentojmë deklaratat e Presidentit të Kosovës”.

Media provoi të kontaktoj edhe me zyrtarë të tjerë të AAK-së, por kontakti me ta ishte i pamundur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...