Pas rrahjes se dy të rinjve në Serbi, reagon fuqishëm deputeti i LDK-së: Ne s’kemi as qeveri as president - Bota Sot
Pas rrahjes se dy të rinjve në Serbi, reagon fuqishëm deputeti i LDK-së: Ne s’kemi as qeveri as president

Aktuale

Pas rrahjes se dy të rinjve në Serbi, reagon fuqishëm deputeti i LDK-së: Ne s’kemi as qeveri as president

Nga: N.H Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:53
Njëri prej të rrahurve brutalisht në Serbi

Shoqata e Shqiptarëve të Serbisë në Novi Sad, kishte bërë të ditur se dy të rinj shqiptar janë sulmuar fizikisht në Novi Sad. Sipas tyre të rinjtë shqiptarë janë sulmuar në mënyrën më brutale, madje njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

Mësohet se personi që është në rrezik për jetë është Çlirim Maloku dhe është 19 vjeçar.

E, lidhur me ketë, ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përcjell "Bota sot".

Deputeti i LDK-së thotë se ky rast tregon që urrejtja patologjike e serbëve është e madhe.

Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se ne s’kemi qeveri as president sepse, sipas tij, ata i kanë hallet e korrigjimeve dhe jo hallet reale të qytetarëve.

Ja postimi i plotë:

Rrahja e 2 rinjve vetëm 19 vjeqar në Novisad ,tregon që urrejtja patologjike e Serbëve është e madhe. Ajo urrejtje shekullore përcillet si amanet edhe të gjeneratat e reja Serbe. Të kishte ndodhur kjo rrahje në Kosovë ndaj Serbëve ,sot edhe Keshilli i sigurimit të OKB-së do ishte mbledhur, por për të rinjtë tanë të shpërndarë rrugëve të botës ska kush ua qan hallin. Ne s’kemi Qeveri as President sepse ata kanë hallet e korrigjimeve e jo hallet reale të qytetarëve, të cilët për një vend pune ikin edhe aty ku na urrejnë. Përgjigjja më e mirë ndaj agresionit Serb ndaj shqiptarëve është forcimi i shtetit unitar të Kosovës,me institucione kredibile dhe me një ushtri të përgatitur për çdo sfidë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...