Reagimi i ambasadores Çitaku: U lind në vitin kur u çlirua Kosova, u rrah pse foli gjuhën amtare

Aktuale

Reagimi i ambasadores Çitaku: U lind në vitin kur u çlirua Kosova, u rrah pse foli gjuhën amtare

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 21:13
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka reaguar pas raportimeve për rrahjen brutale të të riut kosovar, Çlirim Maloku, të nxitur nga përkatësia etnike.

Në gjuhën angleze, Çitaku ka shpjeguar emrin e Çlirimit dhe ka thënë se ai ka lindur në vitinn 1999.

“Emri i tij është Çlirim Maloku. Është  nga Kosova. Emri i tij do të thotë çlirim (Liberation). Ka lindur në vitin ’99, në vitin kur Kosova është çliruar nga okupimi serb. Javën e kaluar ai është rrahur në Serbi sepse ka folur në gjuhën amtare. Sot po lufton për jetën. Mendoje mirë këtë”, ka shkruar ajo.

Familjarët dhe miqtë e 19 vjeçarit, Çlirim Maloku, kanë filluar një fushatë në rrjetet sociale, ku po i urojnë shërim të shpejtë të afërmit të tyre, dhe po akuzojnë institucionet e shtetit të Kosovës për mos reagim.

Çlirimi dhe shoku i tij, të dy 19 vjeç, hasjanë nga Prizreni, u rrahën nga persona të panjohur në ora 3:00 të mëngjesit në Novi Sad të Serbisë, derisa po ktheheshin në banesën e tyre, vetëm pse po flisnin shqip. Njëri prej tyre, kishte vetëm dy ditë që kishte shkuar në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat